Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama për median italiane: Integrimi në Bashkimin Europian është i pakthyeshëm, askush nuk e ndal dot Shqipërinë

Lajme E premte, 26 Qershor 2026 12:05
Rama për median italiane: Integrimi në Bashkimin Europian është i pakthyeshëm, askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë italiane Italpress, kryeministri Edi Rama foli për temat kryesore që dominojnë debatin politik në Shqipëri dhe marrëdhëniet me Evropën, nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, deri te polemikat për projektin turistik në jug të vendit, që po kundërshtohet nga lëvizja “Revolucioni i Flamingove”.

Sa i përket rrugëtimit europian të Shqipërisë, Rama e përshkroi procesin si të pakthyeshëm.

“Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian,” deklaron kryeministri.

Rama u rikthye gjithashtu te marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, e cila muajt e fundit ka qenë në qendër të debatit të ashpër politik.

“U bë shumë zhurmë për diçka që, në fund të fundit, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e bërë me mirëbesim, një tentativë për të gjetur një drejtim dhe zgjidhje. Fakti që sot kjo është pranuar nuk është një fitore, por një shembull tjetër i kohës së humbur në beteja që shpesh nuk janë as beteja të vërteta, por përplasje të kota në arenën publike. Koha e humbur para se të arrihet në një qëndrim të përbashkët është problemi i vërtetë që duhet të adresojmë,” shton ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri u ndal gjatë edhe te protestat e “Revolucionit të Flamingove”, të cilat kundërshtojnë një projekt resorti në jug të Shqipërisë.

Ai hodhi poshtë akuzat dhe tha se ato po dëmtojnë imazhin e vendit.

“Prej vitesh jam akuzuar për gjithçka të mundshme. Nuk e di nëse ka mbetur ende diçka që nuk më është atribuar,” tha ai, duke shtuar se kjo situatë “më shkakton një dhimbje të thellë sepse në këtë pikë nuk bëhet më fjalë vetëm për mua, por për Shqipërinë. Rreth kësaj çështjeje është ndërtuar një narrativë pa baza.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si mund të përgjigjesh? Kemi arritur në pikën ku duket se është përmbysur një parim themelor: duhet të jenë ata që bëjnë akuza që të sjellin prova, jo i akuzuari që duhet të provojë vazhdimisht pafajësinë e tij. Ky i ashtuquajtur “Revolucion i Flamingove” në fillim dukej pothuajse si skenari i një filmi. Sot më duket se protesta ka marrë drejtime të tjera dhe është zhvendosur në çështje të tjera”, shton ai.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 7 orësh
Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Para 7 orësh
Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Para 7 orësh

“Nëse më akuzojnë se ua kam dorëzuar këto toka dikujt ose se kam dëmtuar një pjesë të bukur të bregdetit shqiptar, atëherë le të sjellin prova. Deri tani, megjithatë, nuk është paraqitur asnjë provë. Askush, deri më sot, nuk ka vërtetuar asgjë. Nuk ka prova sepse procesi është ende në zhvillim,” thekson Rama.

Rama shtoi se “ende nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje sepse negociatat nuk kanë përfunduar.”

Përsa i përket zhvillimit tjetër, në një tokë private, ai theksoi se “shteti dhe qeveria nuk kanë asnjë lidhje me të. Ende nuk ka leje ndërtimi dhe procedura është në vazhdim”.

Kemi arritur vërtet në një situatë paradoksale. Duke thënë këtë, i kuptoj plotësisht ata që dolën të protestojnë. E kam thënë publikisht: nëse do të isha mes tyre dhe do të dëgjoja gjithçka që thuhej, ndoshta do të ndjeja të njëjtin zemërim dhe të njëjtën indinjatë. Por nëse më pas do të dëgjoja palën tjetër – në këtë rast qeverinë – që më thoshte: ‘Eja, do të të tregoj se nuk ka asgjë nga ato që të kanë thënë, nuk ka prova’, do të ndihesha i qetësuar dhe do të kthehesha në shtëpi,

Fatkeqësisht, sot çështja ka shkuar përtej kësaj dhe njerëzit nuk po flasin më as për flamingot. Flamingot janë bërë një simbol i dobishëm për ata që duan ta çojnë këtë histori në skenën ndërkombëtare. Nëse në nivel lokal bëhet fjalë për një çështje që përfshin grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë opozitën, në nivel ndërkombëtar ajo shndërrohet në një betejë kundër Donald Trumpit,” përfundoi Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 6 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 7 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 7 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 8 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 6 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 16 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.