Rama: Po merr formë një aks i rëndësishëm në Elbasan, rruga “Gjergj Arianiti”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në rrugën “Gjergj Arianiti” në Elbasan.
“Po merr formë një tjetër aks i rëndësishëm në Elbasan – rruga ‘Gjergj Arianiti’. Me trotuare moderne, ndriçim bashkëkohor dhe korsi biçikletash, kjo rrugë do të lidhë lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin e më tej me Koridorin VIII, duke sjellë më shumë lehtësi lëvizjeje dhe një pamje të re përgjatë Shkumbinit”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

