Rama: Policia ime u soll si europiane. As Alfred Lela nuk u dhunua
Lajme E Martë, 19 Maj 2020 16:10
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se policia nuk ka ushtruar dhunë kundër protestuesve që kundërshtonin Teatrin Kombëtar.
Në një intervistë për “News 24”, Rama tha se: “Policia u soll si polici europiane. Nuk ka pasur dhunë. Rasti i Alfred Lelës…. nuk kishte dhunë, policia ishte duke zbrazur një godinë të uzurpuar në mënyrë të paligjshme. Policia u sulmua dhe u provokua”.