Rama poston foton plot ngjyra nga Velipoja
Velipoja një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj. Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Velipoja, ku ngjyrat dhe parku i madh i lodrave, duket se kanë zbukuruar më shumë zonën, e cila njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues. Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.
KOHA JONË SONDAZH


