Rama poston fotot: Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës ”Edith Durham” në Tiranë

Punimet për ndërtimin e shkollës “Edith Durham” një ndër shkollat ikonë në Tiranë, po ecin me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një album me foto, tregon se punimet janë drejt përfundimit.

”Drejt përfundimit puna për rilindjen e shkollës ”Edith Durham” në Tiranë”, shkruan Rama. Shkolla “Edith Durham” është pjesë e programit të investimeve publike në infrastrukturën arsimore që po zbatohet në Tiranë, me synimin për të ofruar kushte moderne mësimi dhe mjedise të sigurta për nxënësit.

Nga një godinë me dy kate, shkolla e re është me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët. Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?