Rama poston fotot: Kushte bashkëkohore për 840 nxënës, drejt përfundimit rikonstruksioni i ”Avni Rustemi”

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës po shkon drejt përfundimit të rikonstruksionit të plotë të godinës, në kuadër të investimeve të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Kukës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga punimet e kryera deri tani, teksa thekson se shkolla e re do të ofrojë kushte moderne dhe dinjitoze për 840 nxënës dhe mësues. Sipas tij, rikonstruksioni përfshin klasa të reja, laboratorë bashkëkohorë, bibliotekë si dhe terrene sportive.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se 42 shkolla në të gjithë vendin do të rikonstruktohen me standarde bashkëkohore brenda këtij viti. Investimet në arsim mbeten një nga prioritetet e qeverisë, ndërsa projekti për rilindjen e shkollave synon transformimin e infrastrukturës arsimore në mbarë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?