Rama poston fotot nga perëndimi magjik në Vlorë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje në rrjetet sociale disa pamje mahnitëse nga Vlora, të cilat i ka shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Perëndim magjik nga Vlora”. Fotot nxjerrin në pah peizazhin unik të qytetit bregdetar, ngjyrat e perëndimit dhe bukuritë natyrore që e kanë kthyer Vlorën në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në Shqipëri. E pozicionuar mes Adriatikut dhe Jonit, Vlora vijon të tërheqë mijëra vizitorë vendas e të huaj falë plazheve, pasurive natyrore dhe trashëgimisë së saj kulturore.
KOHA JONË SONDAZH

