Rama poston fotot: Turistët në Durrësin turistik
Durrësi vijon të tërheqë mijëra pushues vendas dhe të huaj këtë sezon veror. Rrugët dhe bregdeti i qytetit janë mbushur me turistë, ndërsa plazhet, hotelet dhe strukturat turistike ofrojnë alternativa për vizitorët. Pamje nga qyteti i mbushur me turistë u publikuan sot edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Krahas detit, Durrësi tërheq turistët edhe me pasurinë e tij historike e kulturore, nga Amfiteatri Romak dhe Muret e Kalasë, te Kulla Veneciane dhe monumentet arkeologjike në zonat përreth.
KOHA JONË SONDAZH

