Rama poston pamjet: Bashkëpunim i ri për restaurimin e kullave dhe zhvillimin ekonomik lokal në Malësi të Madhe
Programi i Rijetëzimit të Kullave po zgjerohet me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe GIZ.
Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan se ky bashkëpunim synon të konsolidojë një qasje të integruar për adresimin e çështjeve të pronësisë dhe zhvillimin e projekteve të restaurimit. Sipas qeverisë, kjo nismë do të forcojë bazat për investime, do të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal dhe do të rrisë turizmin kulturor në zonë.
”Kulla e Çun Mules, Malësi e Madhe, aty ku Programi i Rijetëzimit të Kullave zgjerohet me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës, të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe GIZ po konsolidojnë një qasje të integruar për adresimin e çështjeve të pronësisë dhe zhvillimin e projekteve të restaurimit, duke forcuar bazat për investime, zhvillim ekonomik lokal dhe rritje të turizmit kulturor”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

