Rama poston pamjet: Hapësirë e re argëtimi në Shkodër, aty ku për 30 vjet ishte parkim i madh ndotjeje makinash

Fëmijët e qytetit të Shkodrës do të kenë së shpejti Parkun Rekreativ “Dua të luaj”, një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër të pronës së njohur si “Ish-reparti ushtarak” në Bërdicë, ka nisur puna për kthimin e saj në një hapësirë publike.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, thotë se Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?