FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama poston pamjet: Male të pastra, traditë e përvitshme për pastrimin e 10 parqeve kombëtare

Nisma ”Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë në aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga aksioni i pastrimit në Parkun e Qafështamës. ”Momente të një ndër nismave të bukura siç është ”Male të Pastra”, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe qindra vullnetarë të dedikuar për pastrimin e 10 parqeve kombëtare e natyrore në Shqipëri”, shkruan Rama.

Nisma u organizua këtë vit në 26 gusht. Kjo nismë synon sensibilizimin për ruajtjen e ekosistemeve malore dhe mbajtjen pastër të tyre. Me këtë rast, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka ndërmarrë një seri aksionesh pastrimi në zonat e mbrojtura, si parqet kombëtare apo natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?