Rama poston pamjet nga ”Bregu i Lofatave”: Vaji shqiptar i ullirit po fiton tregje të reja, nga Vlora në Europë dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje sipërmarrjen “Bregu i Lofatave” në Vlorë, si një shembull të zhvillimit të agropërpunimit dhe rritjes së eksporteve shqiptare. Rama thekson se prej vitit 2009, “Bregu i Lofatave” kultivon rreth 4 mijë rrënjë ullinj dhe prodhon vaj ulliri ekstra të virgjër, i cili tashmë eksportohet në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë bën me dije se aktiviteti po vijon të zgjerohet falë investimeve në modernizimin e procesit të prodhimit. Me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), sipërmarrja po investon në mekanizim, përpunim dhe ambalazhim, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e produktit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.

”Që prej vitit 2009, “Bregu i Lofatave” kultivon rreth 4,000 rrënjë ullinj dhe prodhon vaj ulliri ekstra të virgjër, i cili eksportohet në Europë dhe SHBA, ndërsa me mbështetjen e AZHBR-së po investohet në mekanizim, përpunim dhe ambalazhim”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?