Rama poston pamjet: Po merr formë hap pas hapi Automotoparku në Elbasan, transformim në infrastrukturën sportive e turistike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit një video nga puna që po vijon për Automotoparkun në Elbasan, që është një kompleks sportiv ndërkombëtar. ”Po merr formë hap pas hapi Automotoparku në Elbasan, kompleksi sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM. Ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e automotorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë, që nga Qendra Kombëtare për Sigurinë Rrugore deri tek Formula 1 si qershia mbi tortë e Shqipërisë 203”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?