Rama poston pamjet: Qendra Komunitare ”Dhimitër Orgocka”, hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore

Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq është transformuar në një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ambientet e kësaj qendre, ku 200 fëmijë ndjekin kurse të ndryshme artistike. Kreu i qeverisë vlerësoi këtë investim të realizuar në bashkëpunim me bashkinë Maliq, që i jep qytetit një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

”Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq. Një investim i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Maliq, që i jep qytetit një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike. Mbi 200 fëmijë kanë nisur tashmë të ndjekin kurset në këtë qendër, e cila do të shërbejë si një vatër e re për talentet dhe jetën kulturore të komunitetit”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?