Rama poston videon: Qendra shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, shërbim në zemër të trashëgimisë kulturore

Në kalanë e Beratit, qendra shëndetësore verore është pozicionuar në zemër të trashëgimisë kulturore, duke ofruar shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë kalanë gjatë verës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, duke theksuar edhe se në çdo qendër shëndetësore verore po garantohet shërbim i shpejtë, cilësor, pranë pushuesve vendas e të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë.

”Qendra Shëndetësore Verore në Kalanë e Beratit, shërbim në zemër të trashëgimisë kulturore. Në çdo Qendër Shëndetësore Verore në vend, po garantohet shërbim i shpejtë, cilësor, pranë pushuesve vendas e të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre veror”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?