FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama postot fotot: Agroturizmi ”Nëna Dashuri” në Dibër mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

Agroturizmi ”Nëna Dashuri” në Dibër është kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ndërthurur mikpritjen shqiptare, gastronominë tradicionale dhe produktet e fermës.

Përmes një postimi, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë sipërmarrje, e cila disponon 8 dhoma pritjeje dhe bashkëpunon me mbi 100 familje fermerësh të zonës. Kjo lidhje me komunitetin vendas mundëson që në tryezat e vizitorëve të shërbehen produkte të freskëta dhe gatime tipike dibrane.

”Nëna Dashuri Agroturizëm mirëpret vizitorë nga e gjithë bota, të cilët njihen nga afër me traditat, mikpritjen dhe gatimet tradicionale të Peshkopisë. Kjo sipërmarrje ka një kapacitet prej 8 dhomash dhe bashkëpunon me mbi 100 familje fermerësh të zonës, duke sjellë në tryezë produkte të freskëta dhe gatime tipike vendase, ku veçohen jufkat dibrane”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimi i agroturizmeve konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?