Rama pret me përqafime në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Ambasadorja do të jetë e pranishme në një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.

Më herët ambasadorja Guilfoyle zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama. Ndërkohë, mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të lartë për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?