Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 15:07 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona! Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet

Ekonomi E mërkurë, 28 Tetor 2026 13:50
Rama prezanton 10 pikat e  Paketës Fiskale 2027, nga taksa për apartamentet te vilat në bregdet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat kryesore të paketës fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar ndryshime në taksimin e konsumit, të ardhurave dhe pasurive të paluajtshme. Ndër nismat kryesore është ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera parashikohet rritja e normës standarde të TVSH-së në 21%. RTSH

“Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime të vogla dhe të mëdha”, deklaroi Rama, duke theksuar se synimi i qeverisë është të zbusë hendekun ekonomik dhe social mes qytetarëve. Kryeministri bëri të ditur se ulja e TVSH-së për ushqimet bazë synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas tij, kjo masë do t’u sjellë familjeve rreth 150 milionë euro në vit, ndërsa lista përfundimtare e produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar pritet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me tatimin mbi dividendin, i cili sipas paketës së prezantuar do të rritet nga 8% në 15%. Ndërkohë, Rama deklaroi se tatim-fitimi për sipërmarrjen do të mbetet 15%, ndërsa biznesi i vogël do të vijojë të përfitojë nga taksa zero mbi fitimin deri në vitin 2029. Paketa parashikon një sistem të ri taksimi për ekonominë digjitale, si dhe masa më të forta për individët me pasuri të konsiderueshme. Në këtë kuadër, kryeministri njoftoi një supertaksë për apartamentet që mbahen bosh dhe nuk jepen me qira, taksim më të lartë për vilat në bregdet dhe një supertaksë për makinat luksoze.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Problemi nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë pak”, u shpreh Rama, duke argumentuar se ndryshimet synojnë një shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale. Krahas lehtësive të propozuara për shportën ushqimore, paketa përfshin edhe rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21% dhe rritjen e normës për sektorin e turizmit nga 6% në 10%.

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “...

Para 1 ore
Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Para 1 ore
TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Para 4 orësh

10 pikat e Paketës Fiskale 2027

1. Ulim normën TVSH për ushqimet bazë – nga 20% ne 6% për 54 produkte, ku përfshihen mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë Euro në vit për ushqimin, që deri më sot i kalonin shtetit përmes TVSH-së 20%. Nga ana tjetër praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar që ulja domethënëse e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

2. Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes ose e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit, të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.

3. Nuk rrisim normën e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15% ose e thënë ndryshe në nivelin më të lartë në rajon – dëgjojeni mirë, ndryshe nga sa ju rrokanisin ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara, ne i tatojmë të mëdhenjtë, pra biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej 10 e më shumë vitesh. Por sot rrisim ama në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividentin e tyre, i cili duke shkuar nga 8% në 15 %, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

4. Ulim barrën tatimore, më vjen natyrshëm buzëqeshja sepse janë 32,000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje, rritjen e pragun të sipërm të tatimit mbi pagën, nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë.

5. Nga ana tjetër vendosim një prag të ri të tatimit mbi pagën 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividentit.

6. Po ashtu, ulim pragun e aplikimit te TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla të vazhdojnë të abuzohen duke i shërbyer si guacka bizneseve të mëdha për tu fshehur. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si paralajmërim edhe për bizneset nën 5 milionë lekë, që të mos luajnë me faturat e të mëdhenjve, nëse nuk duan të hyjnë në regjimin e TVSH-së vitin e ardhshëm. Ndërkohë, qëndron i paprekur zotimi ynë publik, taksa zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

7. Rrisim edhe normën e TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10 %, duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin. Është një masë që duhet të jetë një mesazh për pronarët e hoteleve, nga të cilët kërkohet formalizim në kushtet kur të ardhurat e tyre rriten dhe vetëm rriten e rriten çdo vit.

8. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë, me llajke e follëer-sa dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale, për të cilat po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave. Paralelisht po punohet në ligje e vendime të tjera, edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim, solidaritet me ata që e ndjejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës nga rritja ekonomike dhe nga zhvillimi i shpejtë ekonomik që krijon vetvetiu pastaj hendeqe dhe ne duhet të jemi aty për t’i ngushtuar. Një super-taksë prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qera (është e drejta e tyre, po duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve); një super-taksë prone për vilat në bregdet, edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë edhe një super-taksë për makinat e luksit.

9. Në ndërkohë, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për faktin se formulari i deklarimit të të ardhurave do të ndryshojë sipas formatit të shteteve të Bashkimit Europian ose e thënë më thjeshtë, për të gjithë individët me të ardhura relativisht të larta do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh të gjithë funksionarët publikë.

10. Këtë e lashë të fundit në radhë, sepse është një tjetër lajm të shumëpritur nga shumëkush, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh, nuk e sjell dëshira e qeverisë, as dëshira ime – se dëshirën e kemi pasur gjithnjë – po e sjell rritja e ekonomisë: Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Nga ana tjetër, do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

buxheti 2027rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 14 minutash

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Para 19 minutash

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 1 ore

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 1 ore

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 18 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 20 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.