Rama prezanton kompaninë shtetërore ADS: S’do jemi më peng i sektorit privat

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se se kjo kompani 100% shtetërore, do të garantojë standarde të larta për sektorin publik, si dhe ndër të tjera do të jetë një garanci për mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale të institucioneve shtetërore duke mos qenë më peng i sektorit privat.

“Ditë e shënuar në rrugën e revolucionit dixhital. Sot bëjmë publik krijimin e një kompanie të re, e cila lind si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, e ndërtuar përmes një rruge aspak të lehtë. Një rrugë që nisi me një grusht shërbimesh dhe që më pas kulmoi me 1200 shërbime publike online. Një rrugë që nisi me një grup të vogël njerëzish dhe arriti në mbi 3 milionë përdorues, edhe si rezultat i momentit dramatik të pandemisë, kur e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve dhe përmes saj u zbatuan masat e domosdoshme kufizuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rrugëtim, nevoja për financim është rritur vazhdimisht, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë mbështetje financiare si për zhvillim, ashtu edhe për mirëmbajtje. Po kështu, lindi qartë nevoja për të ndarë funksionet e udhëheqjes së qeverisjes elektronike, përcaktimit të standardeve, zhvillimit të arkitekturës, koordinimit të forcave të përfshira dhe kontrollit të cilësisë nga niveli operacional.

Jo më për ta ndarë mes sektorit publik dhe atij privat, por brenda vetë sektorit publik, duke krijuar një kompani të re, ADS, e cila do të zhvillojë sisteme pa qenë nevoja që shteti t’i drejtohet vazhdimisht sektorit privat.

Ambicia është që shteti të krijojë kompaninë publike më të suksesshme për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale. Një kompani konkurruese në treg, me kapacitetin për t’u kthyer në një hapësirë për të gjithë talentet, duke ofruar pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale.

Kompania synon gjithashtu të krijojë mundësi fleksibile pune për specialistët, duke kombinuar punën në zyrë me atë në distancë, në funksion të objektivave të saj.

Po ashtu, ajo do të shërbejë si garanci për institucionet shtetërore, në mënyrë që të mos mbeten peng i kompanive private për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Ajo do të garantojë vazhdimësinë teknike, si edhe nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë institucionale dhe qytetare ndaj publikut, duke siguruar matshmërinë e shërbimeve”, tha Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?