Rama prezanton programin qeverisës, seancë maratonë mbi 25 orë në Kuvend
Kryeministri Edi Rama do të paraqesë sot në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Seanca nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë mbi 25 orë, pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij, siç u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.
Pas Ramës, të drejtën për të shfrytëzuar foltoren e ka Sali Berisha ose Gazment Bardhi, për aq kohë sa do të flasë kryeministri. Rrregullorja parashikon që vetëm kryeministri dhe lideri i opozitës kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohe ose në barazi me njëri-tjetrin.
Diskutimet pritetn të zgjasin deri në mesnatë, çka do të çojë në ndërprerjen e seancës dhe rifillimin e saj të premten. Në fund të diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat, duke votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj.
Nëse votimi do të bëhet të premten herët, edhe ceremonia e betimit të kabinetit te presidenti do të zhvillohet po atë ditë. Përndryshe, ajo do të shtyhet për të shtunën. Menjëherë pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, siç ka ndodhur në mandatet e mëparshme.
KOHA JONË SONDAZH

