Rama prezanton qeverinë e re, ja emrat për ministritë përkatëse
Kryeministri ka prezantuar qeverinë e re në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi.
Nënkryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu
Belinda Balluku do të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infastrukturës.
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla
Në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Albana Koçiu.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Elisa Spiropali.
Petrit Malaj do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Financave.
Blendi Gonxhja do të jetë ministër i Kulturës dhe i Turizmit.
Ministër Mjedisi do të jetë Sofjan Jaupaj.
Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit.
Ministre e Shëndetësisë do të jetë Evis Sala.
Në krye të Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë Delina Ibrahimaj.
Besfort Lamallari emërohet ministër i Drejtësisë.
Pirro Vengu do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural emërsohet Andi Salla.
Ervin Demo do të drejtojë Ministrinë për Pushtetin Vendor.
Toni Gogu emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin.
Në përditësim…
KOHA JONË SONDAZH

