Rama propozoi jo më shumë se 101 deputetë, ambasadori i Holandës: Çështje sovrane

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka vizituar Korçën, ku nga atje komentoi propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të deputetëve. Ai tha se secili nga vendet anëtare ka një mënyrë pavarësie për sa i përket mënyrës së rregullimit të ndërtimit të parlamentit.

”Në Holandë ne kemi 150 deputetë, në Gjermani është një numër tjetër, secili nga vendet anëtare ka një mënyrë pavarësie për sa i përket mënyrës së rregullimit të ndërtimit të parlamentit dhe numrit të deputetëve ndaj kjo nuk është një çështje për ne.

Tani të kalojmë tek çështja e dytë që ka të bëjë me çështjet e institucioneve të drejtësisë. Së fundmi Këshilli i Lartë i gjyqësorit ka nxjerrë një deklaratë në të cilën ata dënojnë çdo lloj presioni apo ngarkese që shkon në drejtim të institucioneve të drejtësisë ku një është referuar çdo entiteti publik ose privat dhe ne jemi në mbështetje të plotë të kësaj deklarate”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?