Rama: Protesta e bukur qytetare u kthye në filmin e dhunës dhe konfliktit
Kryeministri Edi Rama thotë se protesta ka humbur karakterin qytetar dhe është shndërruar në një skenar të njohur dhune e përplasjesh. Në një postim në X, kreu i qeverisë shkruan edhe se fillimisht u paraqit si një protestë e qytetarisë, patriotizmit dhe pastërtisë, tashmë i ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës.
“Protesta e bukur e qytetarisë, patriotizmit dhe pastërtisë tani i ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit, grindjes, dhunës, ku kthetrat e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin me paturpësinë e tyre karakteristike”, shkruan Rama në X.
Reagimi vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, me persona të shoqëruar dhe efektivë të plagosur.

