Rama publikon deklaratën e Rubin: Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte tragjedi
”Liria ka emër”, shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, shprehet se “do të ishte tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri”.
Rubin u shpreh se dëmi do të ishte i madh, edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore. “Unë lutem, lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptarë. Po shpallen fajtor, pa asnjë provë!”, tha Rubin gjatë intervistës.
“Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri. Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.
James P. Rubin dëshmoi më 16 shtator për mbrojtjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerët.
KOHA JONË SONDAZH

