
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet që po kryhen në aksin Elbasan-Rrogozhinë.
“Dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.