Rama: Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë po ecin me ritme të larta

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se punimet në aksin rrugor Elbasanp-Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, duke e cilësuar projektin si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se përfundimi i këtij aksi do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të qarkullimit, rritje të sigurisë rrugore dhe më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidh kjo rrugë.

Sipas kryeministrit, investimi është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e rrugëve që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi”, shkroi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të mesazhit të tij, kreu i qeverisë theksoi se puna për projektet infrastrukturore do të vijojë në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”, duke synuar ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale në të gjithë vendin.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?