Rama: Qeveria jonë e çoi ALUIZNI-n tek njerëzit

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Roskovec, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në këtë bashki dhe bëri me dije se tashmë pjesa e procedurës së topografit dhe e gjithë hallkave të tjera për të përfituar titujt e pronësisë do të bëhet falas, ashtu si legalizimi i shtëpive.

“Pjesën e procedurës së topografit dhe gjithë hallkave që deri sot ka qënë pengesë e pakapërcyeshme për 99% të fermerëve, që duan të zotërojnë titujt e pronësisë në fshat dhe që nuk e kanë zotëruar dot, do të bëhet falas”, tha Rama.

Duke shtuar se procesi i hartografisë do të kalojë nga hipoteka tek ALUIZNI, por edhe faktin se sipas tij, qeveria e çoi ALUIZNI-in tek njerëzit.

“Gjendja e trashëguar në hipoteka ka qënë e tmerrshme. Nga pikëpamja e hartave, në këtë zonë, hartografia që është baza e procesit është e paazhornuar prej 20 vjetësh dhe ajo që ne do të bëjmë dhe është hapur rruga për të, është që dhe këtë pjesë të procesit ta bëjmë pranë aulizni. Pra, aluizni të mos përfundojë shërbimin ndaj qytetarit duke dorëzuar lejen e legaliizimit, duke i hapur rrugë të shkojë në hipotekë po të bëjë dhe pjesën e hipoektës. E gjitha të mbyllet brenda shtetit mes dy instituicioneve, që pa dyshim do të shmangë në mënyrë të qartë korrupsionin, zvarritjet e pajustifikuara, vonesat e padurueshme, sidomos për këtë kategori qytetarësh që kanë vite të tëra që presin lejen e legalizimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke përfunduar me faktin se procesi i legalizimit ka një aspekt mjaft të rëndësishëm, por që flitet shumë pak dhe është pikërisht kthimi i shtëpisë në një pasuri të patundshme, pra kapital.

"Në këtë mënyrë, tha Rama, familjet do të mund t’u drejtohen bankave për të marrë kredi për qëllime të ndryshme". 

SHKARKO APP