
Kryeministri Edi Rama bën me dije se destinacionet kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë regjistruar një rekord vizitorësh gjatë këtij viti.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:
Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë
Sitet më të vizituara:
Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë

