Rama: Rikonstruktohet shkolla ”Sulejman Elezi” në Kamëz, kushte të reja për mbi 520 nxënës

Shkolla “Sulejman Elezi” në Kamëz është rikonstruktuar, duke u ofruar nxënësve dhe mësuesve ambiente të reja dhe kushte më bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Investimi ka sjellë klasa të reja, palestër dhe ambiente më të sigurta e miqësore, duke krijuar një hapësirë më të përshtatshme jo vetëm për mësimin, por edhe për aktivitetet sportive dhe socializimin e nxënësve.

Sipas kryeministrit Edi Rama, shkolla e rikonstruktuar do t’u shërbejë më shumë se 520 nxënësve dhe mësuesve, duke u krijuar atyre një mjedis më të denjë për vitin e ri shkollor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkolla ‘Sulejman Elezi’ në Kamëz e rilindur me hapësira bashkëkohore”, shkruan Rama, duke theksuar se infrastruktura e re synon t’u japë fëmijëve më shumë mundësi për të mësuar, zhvilluar dhe socializuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkolla pritet të nisë vitin e ri shkollor me ambiente të përmirësuara dhe kushte më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2732 (65%)
Jo 1470 (35%)

Vota totale: 4202