Rama: S’do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi europian prek jetën e çdo shqiptari

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shihet si një çështje e largët politike, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama u shpreh se përfitimet nga integrimi europian duhet të bëhen të prekshme për qytetarët dhe bizneset.

“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është një proces historik për një arsye, por është gjithashtu një proces historik për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e atyre që sot janë të rinj dhe të reja që do të përfitojë më shumë nga ky proces”, tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?