Rama sërish sot në Bruksel, merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së
Zhvillohet sot në Bruksel “Forumi i Zgjerimit”, një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë të BE-së. Në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
“Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit”, njofton Kryeministria.
“Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” – thuhet në prezantimin e ngjarjes, – që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë”.
KOHA JONË SONDAZH

