Rama: Shkolla 9-vjeçare ”Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane. Klasa të reja e mjedise bashkëkohore
Rreth 250 nxënës të shkollës 9-vjeçare ”Rilindja” në Gramsh do të kenë në shtator ambiente me standarde evropiane të zhvillimit të procesit mësimor.
Teksa ka ndarë foto për ndjekësit në Facebook, Rama thotë se kjo shkollë 9-vjeçare do të ketë standarde evropiane, klasa të reja dhe mjedise bashkëkohore.
”Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane, klasa të reja e mjedise bashkëkohore do të ofrojnë këtë vit të ri shkollor kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

