Rama: Shqipëria me rekord mbi 1 milion vizitorë në trashëgiminë kulturore

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se mbi 1 milion vizitorë kanë frekuentuar gjatë këtij viti kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike të Shqipërisë, shifër që përfaqëson një rritje prej 58% krahasuar me vitin 2023. Sipas tij, kjo ka sjellë edhe një rritje prej 84% të të ardhurave, falë mirëadministrimit dhe menaxhimit më efikas të këtyre pasurive kulturore.

“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një muze nën qiell, ku çdo gur rrëfen histori dhe çdo rrugë është kapitull i trashëgimisë sonë të gjallë”, u shpreh Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi, e cila do të synojë jo vetëm restaurimin dhe konservimin, por edhe krijimin e infrastrukturës moderne për vizitorët, zhvillimin e itinerareve të reja kulturore dhe një promovim më të gjerë ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?