Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra

Qeveria shqiptare po vijon intensivisht operacionin kombëtar për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet dhe zënimet e paligjshme, një nismë e nisur në korrik në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të reja nga ndërhyrjet që po kryhen në terren, veçanërisht për çmontimin e gardheve dhe strukturave të ngritura në mënyrë të paligjshme në hapësira të përbashkëta.

“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkroi Rama, duke theksuar vendosmërinë për vijimin e aksionit.

Qeveria ka rritur ndjeshëm masat për kontrollin e territorit, mbrojtjen e hapësirave publike dhe zbatimin korrekt të lejeve të ndërtimit, ndërsa ndërtuesit që shkelin ligjin do të përballen me sanksione më të ashpra të parashikuara në Kodin e ri Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?