Rama-Spiropali: Procedurat e thjeshtuara në doganë, një revolucion
Në këtë demonstrim, është parë nga afër pikërisht sesi kryhet e gjithë procedura e zhdoganimit të mallit, i cili pas futjes në pikën kufitare tashmë nuk shkon më në ambientet e doganës, por drejt e në magazinat e kompanisë, duke mundësuar kështu aplikimin e ri vetëm në pak minuta, kur më parë kërkohej pothuajse 1 ditë në doganë.
Ndërsa nga ana e saj, drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali u shpreh se aplikimi i procedurës së thjeshtuar është një inovacion nga ana e Doganës Shqiptare duke vendosur kështu një gur themeli në ndryshimin radikal të marrëdhënieve mes doganës dhe biznesit.
“Me anë të kësaj procedure ne e informatizojmë këtë marrëdhënie duke shmangur kontaktin fizik mes doganierëve dhe bizneseve. Procedurat e thjeshtuara mundësojnë mbërritjen e mallrave direkt në ambientet e Operatorit Ekonomik pa patur nevojë të kryejë formalitetet në një doganë të brendshme. Koha për kryerjen e procedurave doganore do të ulet në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që kostot e magazinimit do të jenë 0, pasi operatori ekonomik shfrytëzon logjistikën e tij. Kontakti me doganën në pjesën më të madhe do të jetë vetëm elektronik përmes shkëmbimit të mesazheve elektronike. Ky proces në fund rrit thellësisht transparencën, ul burokracinë duke zvogëluar njëkohësisht shfaqjen e elementëve korruptive. Kjo është një epokë e re në historinë e doganës. Deri në Shkurt të 2015 ne do të mundësojmë aplikimin e gjerë të Proçedurave të Thjeshtuara”,- deklaroi Drejtorja e Përgjithshme e Doganave.
Kujtojmë se nga aplikimi i Procedurave të Thjeshtuara biznesit ka një sërë përparësish në procesin e zhdoganimit të mallrave.
Proçedurat e thjeshtuara mundësojnë mbërritjen e mallrave direkt në ambientet e Operatorit Ekonomik pa pasur nevojë të kryejë formalitetet në një dogane të brendshme dhe çlirimin e tyre po në këto ambiente. Kryerjen e gjithë procedurës së eksportit të mallrave po nga ambientet e Operatorit Ekonomik.
Koha për kryerjen e formaliteteve doganore do të ulet në mënyrë të konsiderueshme dhe gjithçka do të jetë në dorën e operatorit për të përshpejtuar procesin.
Kostot e magazinimit reduktohen në 0 pasi operatori shfrytëzon logjistikën e tij gjatë procesit etj.