FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Spitali i ekselencës europiane vjen në Tiranë, destinacion i ri shëndetësor për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë do të ndërtohet një spital ekselence nga Grupi San Donato, ndërsa bëri të ditur se punimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028.

Në prezantimin e projektit, Kryeministri Rama u shpreh se nuk ka kaluar shumë kohë nga takimi i parë me drejtuesit e grupit San Donato, kur palët ndanë angazhimin për të sjellë në Tiranë një spital italian të ekselencës, duke krijuar një mundësi të re për pacientët shqiptarë që deri më sot janë detyruar t’u drejtohen Italisë, Turqisë apo vendeve të tjera për trajtimin e patologjive të ndërlikuara.

“Po e filloj me një falënderim të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë që kur u takuam me drejtuesin e Grupit San Donato. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën se do të mblidheshim në Tiranë për ndërtimin e një spitali ekselence, për t’u dhënë mundësi të reja qytetarëve të marrin kujdes shëndetësor për rastet e komplikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po hapim një kapitull të ri për shëndetësinë. Ky spital do të trajtojë edhe sëmundjet më komplekse. Kthimi i madh i Ettore Sequi-t është një moment i rëndësishëm, pasi ai është italiani që mund të quhet më shqiptari ndër italianët dhe më italiani ndër shqiptarët. Shqipëria të ka bërë mirë dhe je me fat. Ky është një hap i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor shqiptar dhe një destinacion të ri shëndetësor për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të falënderoj të gjithë ekipin e Grupit San Donato që është kujdesur për këtë projekt.

Jam i sigurt se punimet do të realizohen në mënyrë të shkëlqyer. Kemi caktuar edhe një afat dhe shpresojmë që inxhinieri ta mbajë fjalën, në mënyrë që gjithçka të jetë gati në vjeshtën e vitit 2028.

Nuk mund t’i mbyll këto falënderime pa përmendur edhe ambasadorin Marco Alberti. Ai është realisht dëshmitar i një transformimi gjithnjë e më të thellë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Dua ta falënderoj ambasadorin për përpjekjet e tij për t’i kthyer këto marrëdhënie në hapa dhe projekte konkrete. Ky është një projekt konkret. Kemi nevojë për një shtysë tjetër për të ecur përpara”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?