Rama sulmon ndjekësit në Facebook, i quan hajdutë

Kryeministri Rama nisi një fushatë propagandistike në mbrojtje të rritjes së çmimit të energjisë. ERE vendosi që çmimi do të ishte 9.5 lekë për kilovatorë nga 7.7 që ishte me fashën mbrojtjëse për 300 kilovatorët e parë. Shumë nga qytetarët që nuk konsumojnë më shumë se 300 kilovatorë u shprehën të revoltuar për këtë rritje çmimi. Por kryeministri Rama, me anë të disa postimeve në Facebook u rrek t’i bindte se çmimi nuk është rritur. Pasi shumë nga ndjekësit e vunë në lojë, duke i treguar me mbledhje e zbritje aritmetike se do ta paguanin më shtrenjtë energjinë, Rama reagoi me një shkrim më të gjatë, në të cilin, mjaft nga ndjekësit në rrjetin social i quajti edhe hajdutë të energjisë elektrike.

 

“Siç duket shume nga llogaritaret qe komentojne ketu, ose nuk e kane paguar ndonjehere vete energjine ose, te me falin, po e kane vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar leket e Internetit per te vrare kohen… Sepse çmimi i energjise ka qene 7.7 vetem per fashen 300Kë, e cila u vendos medemek per te mbrojtur te varferit.

Po çfare ndodhi? U futen pas fashes edhe vjedhesit e energjise dhe fasha mbrojtese e te varferve u kthye ne mburoje e hajduterise. Duke hequr fashen çmimi behet i njejte per te gjithe konsumatoret dhe ata qe duhen mbrojtur nga heqja e fashes, qeveria i mbron me pagese te drejteperdrejte ne pagen e pensionit, te invalidit apo te familjes ne ndihme ekonomike. Te tjeret do te paguajne mbi bazen e çmimit mesatar, i cili ne janar behet 9.5 per te gjithe konsumatoret familjare nga 9.9 deri 10.3 qe varion sot – pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo eshte aritmetika e thjeshte e çmimit te energjise dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre qe thone “Ishte 7.7 u be 9.5″!

Sepse, e perseris, 7.7 eshte vetem per fashen dhe nuk eshte çmimi i sotem mesatar i energjise per te gjithe! Heqja e fashes dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos nje sistem te drejte ku askush nuk mund te shmanget ne kurriz te me te varferve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk eshte pensionist kryefamiljar, invalid apo anetar i nje familjeje me ndihme ekonomike, nuk do te paguaje me shume, po vetem aq sa i takon ne baze te konsumit qe ben.

Te tjerat jane spekullime te turpshme per interesa te uleta politike ose thjesht hesape te gabuara, per faj te te mesuarit keq duke e shpenzuar energjine si mall pa zot!”

 

Kohët e fundit, ndjekësit në Facebook i kanë shtuar kritikat ndaj kryeministrit Rama. Por kjo është hera e parë që u përgjigjet kaq ashpër duke kaluar caqet e etikës dhe duke i quajtur hajdutë.

SHKARKO APP