Rama takim me banorët në Tiranë: 700 euro paga minimale brenda mandatit!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me dëgjesat në lidhje me Buxhetin 2026, ku është takuar sot me banorët e njësisë nr3 në kryeqytet.

“Më vjen mirë që në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punëe dhe që sot e kanë 400 euro, do të jetë 500 euro, në shtet dhe privat. Ky është vetëm hapi i parë sepse brenda mandatit do të shkojë 700 euro. Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagave të tjera.

Për sektorin privat për 9 muajiit e parë kontributet për sigurimet do të paguhen nga qeveria”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?