Rama takim me të rinjtë: Aplikoni në programet e punësimit. Vitet në vijim më shumë financime

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

Rama tha se këto programe janë dëshmi se Shqipëria ofron mundësi për të gjithë të rinjtë që duan vërtetë të punojnë e të ndërtojnë një rrugë profesionale

“Këtë vit kemi arritur nivelin më të lartë të regjistrimit në arsimin profesional, por akoma nuk mjafton. Buxheti i vitit që vjen është i konsiderueshëm dhe me rëndësi është se është buxheti më i madh ndonjëherë për të nxitur punësimin për të rinjtë. Nuk jemi këtu sot për të bërë fushatë, por për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe të përcjellim tek të gjithë bashkëmoshatarët tuaj këtë mesazh, që t’u referohen programeve të punësimit e të aplikojnë në programet e punësimit. Është 60% më shumë financimi për programet e punësimit për të rinjtë. Dhe në tre vitet në vijim duam t’i trefishojmë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?