Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, progres në luftën kundër korrupsionit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është shndërruar në vend lider në rajon për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të monitorimit të SIGMA-s.
I pranishëm në aktivitetin “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, Rama theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor, i cili, sipas tij, duhet të komunikohet më shumë në një mjedis të “helmuar nga politika.
Rama nënvizoi se episodet që evidentojnë raste problematike nuk tregojnë mungesë progresi, por përkundrazi, vullnet të shtetit për të luftuar korrupsionin.
“Realisht është fjala për një transformim rrënjësor, i cili ka nevojë të vihet në pah dhe të komunikohet sa më shumë dhe sa më mirë në një mjedis shumë të helmuar nga politika, nga gjysmë të vërtetat, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha – si edhe nga episode të caktuara, të cilat tregojnë vullnetin e plotë të shtetit shqiptar për të luftuar në të gjitha frontet me problemin e madh dhe të trashëguar të korrupsionit dhe nuk tregojnë kurrsesi që në luftën kundër korrupsionit, progresi është i diskutueshëm”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

