Rama tha se nuk e jep dorëheqjen, protestuesit shkatërrojnë bankomatin dhe plaçkisin një kioskë

Protesta e sotme në Tiranë ka përshkallëzuar në akte të mëtejshme dhune dhe shkatërrimi, ndërsa situata në terren është tensionuar edhe më shumë, pasi kryeministri Edi Rama tha se nuk e jep dorëheqjen. Protestues të maskuar kanë dëmtuar pronën publike dhe private, duke përdorur sende të ndryshme për të shkatërruar objekte përgjatë rrugës.

Një prej incidenteve është regjistruar pranë Katedrales së Shën Palit, ku protestuesit kanë shkatërruar një bankomat, duke përdorur një tabelë rrugore. Ndërkohë, në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, një tjetër grup protestuesish ka sulmuar një kioskë, ku, sipas pamjeve nga vendngjarja, po marrin sendet që ndodhen brenda saj.

Përveç dëmtimit të këtyre objekteve, në mes të rrugës janë hedhur edhe sende të ndryshme, mes tyre një frigorifer, kangjella hekuri dhe pllaka. Këto materiale kanë përfunduar në rrugë, duke shtuar kaosin dhe tensionin në zonat ku po zhvillohen protestat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akte të tilla po e zhvendosin vëmendjen nga protesta drejt episodeve të dhunës dhe dëmtimit të pronës. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa priten më shumë detaje mbi zhvillimet e fundit, dëmet e shkaktuara dhe reagimin e autoriteteve ndaj incidenteve të regjistruara gjatë protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?