FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama tregon punimet në Tunelin e Murrashit: Ky projekt strategjik rrit sigurinë rrugore në segmentin Elbasan-Librazhd

Punimet në Tunelin e Murrashit dhe në segmentin Elbasan-Librazhd, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira. Teksa ka ndarë këtë lajm, kryeministri Edi Rama shkruan edhe se projekti synon të përmirësojë ndjeshëm lidhjen mes rajoneve.

Segmenti pritet të rrisë sigurinë rrugore, të përmirësojë standardet e qarkullimit dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset.

”Tuneli i Murrashit, Librazhd. Vijojnë me ritme të mira punimet në segmentin Elbasan–Librazhd, pjesë e Korridorit VIII. Ky projekt strategjik do të rrisë sigurinë rrugore, do të përmirësojë ndjeshëm standardet e lëvizjes dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?