Rama uron kreun e ri të SPAK-ut: Punë të mbarë, ka mbështetjen e palëkundur të qeverisë
Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK-ut dhe kryeministri Edi Rama ka uruar duke theksuar se do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse.
”Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

