Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mediave në Kosovë kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se Shqipëria mbetet e gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe fushat, me synimin për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë shtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë raportohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar, Kurtin për një vizitë në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?