Rama: Vitin e ardhshëm do të vendosim 350 mijë matësa inteligjentë energjie

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë vendosja e matësave inteligjentë të energjisë që do të përmirësojë shërbimin dhe do të ulë humbjet në rrjet.

OSHEE do ta shtrijë kapacitetin edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është një lajm i mirë që vjen në një moment pozitiv për sektorin e energjisë që është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet. Vitin e ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë duke kaluar tek ata inteligjentë. Vitin e ardhshëm do të 350 mijë të parët. Brenda mandatit do përmbushim këtë projekt duke ulur humbjet në rrjet, por do të rriten cilësisht dhe faturimet e çdo konsumatori, duke riparuar të metat”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?