Rama: Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër mesazh mbi zhvillimin e turizmit në vend, duke vënë në fokus zonën e Voskopojës si një shembull të rritjes së qëndrueshme dhe promovimit të mikpritjes tradicionale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike përmes nismave që synojnë zhvillimin rural dhe ruajtjen e traditës.
Në këtë kuadër, ai veçoi “Vila Strugu” si një investim të rëndësishëm në zonë, i cili është mbështetur nga programet e financimit të Bashkimi Evropian. Sipas kryeministrit, ky projekt përfaqëson një model të turizmit cilësor, që ndërthur natyrën, traditën dhe standardet moderne të shërbimit.
KOHA JONË SONDAZH

