Juventus dhe Milani mbeten jashtë Champions League, shkojnë Roma dhe Como

Java e fundit e Serie A prodhoi emocione të forta, surpriza dhe verdikte dramatike në garën për një vend në Europë dhe mbijetesë. Humbja e Milaniy në shtëpi ndaj Cagliarit ndryshoi plotësisht skenarin e renditjes, ndërsa Roma dhe Como festuan objektiva historikë.

Në “San Siro”, Milani kishte nevojë vetëm për një pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League, por kuqezinjtë u rrëzuan 1-2 në një mbrëmje që u kthye në makth. Vendasit e nisën në mënyrë perfekte me golin e shpejtë të Alexis Saelemaekers që në minutën e dytë, por miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Gennaro Borrelli pas një goditjeje nga këndi. Në pjesën e dytë, Juan Rodriguez realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi, duke vulosur një fitore surprizë për Cagliarin dhe një dështim të madh për Milanin.

Ndërkohë, Roma bëri detyrën në transfertë, duke triumfuar 0-2 ndaj Hellas Verona. Malen hapi serinë e golave, ndërsa Stephan El Shaarawy vulosi suksesin në shtesë, rezultat që i siguroi verdhekuqve vendin e tretë dhe rikthimin në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga historitë më të bukura të sezonit u shkrua nga Como. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti 4-1 në transfertë ndaj Cremoneses dhe duke përfituar nga humbja e Milanit, siguroi për herë të parë në histori një vend në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në derbin e tensionuar të Torinos, Juventus fitoi minimalisht 1-0 ndaj Torinos (pjesa e parë, ende po luhet …) në një sfidë që nisi me vonesë për shkak të incidenteve mes tifozërive jashtë stadiumit. Në fundin e tabelës,  Lecce siguroi mbijetesën falë fitores 1-0 ndaj Genoa, ndërsa Cremonese i bashkohet Veronës dhe Pisës në rënien nga kategoria.

Sa i përket Europës, Juventusi dhe Milani do të luajnë në Europa League, ndërsa Atalanta do të marrë pjesë në Conference League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?