Rama zhvendosi takimin e PS, aktivisti ironizon: Kishin frikë nga vezët, këtu në shesh do jemi

Në ditën e 90-të të protestës para Kryeministrisë, një prej aktivistëve ka ironizuar vendimin e Partisë Socialiste për të zhvendosur mbledhjen nga selia e partisë në rezidencën qeveritare pranë fshatit Sos.

Sipas tij, ky vendim është marrë për t’iu shmangur protestuesve. “Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët”, deklaroi aktivisti, duke theksuar se qëndrueshmëria e qytetarëve për 90 ditë është një mesazh i fortë për qeverinë.

Ai tha se protesta do të vijojë dhe se qytetarët do të bëjnë gjithçka për të kërkuar largimin e qeverisë. “Ju erdhi fundi. Pushteti nuk është i tyre, por i yni”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?