Raporti i KLSH, PD-ja do mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun: Situata është e rëndë
Grupi parlamentar i PD-së i kërkon Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.
PD thotë se raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë.
Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.
KOHA JONË SONDAZH

