Raporti i SPAK për 2025, Braho: Prokurorët forcuam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare, progres në luftën kundër krimit
Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë raportin ku pasqyrohej e gjithë veprimtaria e zhvilluar prej saj përgjatë vitit 2025. Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho thotë se “të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
”Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme. Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij”,-është shprehur SPAK për Raportin e Vitit 2025.
SPAK njofton se janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të regjistruara brenda 12 mujorit dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). SPAK ka mbyllur hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës. Në fragmentin për adresimin e problematikave, SPAK thotë se do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.
Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, SPAK thotë së në vitin 2025 ka pasur ulje të çështjeve të regjistruara për këtë vepër penale. Në vitin 2024 u regjistruan 101 çështje kundrejt 74 çështjeve të regjistruara vitin e kaluar. Në luftën kundër krimit të organizuar edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025). Krimet në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” kanë riskun më të lartë për tu kryer me 54%. Me risk më të ulët janë krimet për “trafikun e qenieve njerëzore” (1.4%) “mashtrimi kompjuterik” (4.5%) dhe “Terrorizmi” (12%).
KOHA JONË SONDAZH

